Dhëndri i Donald Trump kishte lidhje me Rusinë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Dhëndri i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Jared Kushner, i kishte bërë një propozim ambasadorit rus për të ngritur një linjë të fshehtë me Kremlinin, shkruan Washington Post.

 

Kushner, atëherë dhe tani një këshilltar i Trump, shkoi aq larg sa të sugjeronte përdorimin e strukturave diplomatike ruse në Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur një kanal të tillë nga monitorimi, shkruan Washington Post, duke cituar zyrtarët amerikanë të informuar mbi raportet e inteligjencës.

Gazeta shton se propozimi u bë me 1 ose 2 dhjetor në Trump Tower në New York.

Besohet që në takim ka qenë edhe Michael Flynn, i cili në fillim të administratës Trump ishte këshilltar i Sigurisë Kombëtare.

Megjithatë, Washington Post nuk jep detaje mbi propozimet e Kushnerit.

Detajet e raportit janë shfaqur në kohën kur janë ngritur shumë pyetje rreth marrëdhënieve të ekipit të Trump me rusët, të cilët sipas agjencisë së inteligjencës amerikane kanë ndikuar në zgjedhjet e fundit në SHBA, transmeton arbresh.info.

Ambasadori rus Sergei Kislyak u befasua nga ideja e Kushner për kanalin sekret dhe e çoi atë në Kremlin, shton Washington Post.

Jared Kushner është i vetmi person i Shtëpisë së Bardhë që dihet së është nën hetime.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...