Detyrat e shtëpisë ndikojnë në dobësimin e shikimit tek fëmijët

PUBLIKUAR

Na kontakto: [email protected] VIBER  +383 44 444 634

tudimi i bërë nga Universiteti i Londrës me 660 fëmijë, tregon se detyrat e shtëpisë, janë një tregues që atyre t’ju dobësohet shikimi.

Hulumtuesit kanë ngritur alarmin, se është një lidhje e madhe mes kryerjes së detyrave dhe shkurtpamësisë tek fëmijët, e njohur si miopi, transmeton Telegrafi.

Miopia bën që objektet që janë larg, të duken turbullt, kurse ato që janë afër, të shihen qartë.

Kjo sëmundje që zakonisht shkaktohet gjatë fëmijërisë, i bën sytë të zgjaten dhe të marrin formë ekliptike.

Në hulumtimin e titulluar “Oftamologjia dhe Shkenca e të Parit” të bërë me fëmijë prej 12-15 vjeç, tregon se shumica e tyre, shkurtpamësinë e kanë shkaku i detyrave të shtëpisë.

Koha e gjatë dhe mënyra e papërshtatshme e qëndrimit, gjatë realizimit të detyrave të shtëpisë, besohet se janë ndikuesit kryesor, që po krijohen problemet në shikim të fëmijëve.

Drita jo e mirë në shtëpi, gjatë kësaj kohe, është një tjetër indikator për miopi tek fëmijët. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës

Partnerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po mbështetin ushtrinë për ngritjen e kapaciteteve...

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia e Kosovës ka realizuar sot një operacion bastisjeje në veri të Mitrovicës ku...

Qytetari dorëzon në polici paratë e gjetura në një restorant në Han të Elezit

H.Gashi, një 56-vjeçar nga Kaçaniku gjatë mbrëmjes së premte ka gjetur 150 euro në...