Detaje të reja nga arrestimi i burrit të Anxhela Martinit: Ishte me një kriminel të rrezikshëm

PUBLIKUAR

Biznesmeni me origjinë rumune, Dragos Savulescu, është arrestuar sërish në Greqi.

Mediat në Rumani kanë zbuluar detaje të reja rreth prangosjes së bashkëshortit të modeles shqiptare Anxhela Martini.

Stirileprotv.ro shkruan se Savulescu në momentin e arrestimit nga autoritetet greke ka qenë nën shoqërinë e një krimineli shumë të rrezikshëm.

Kjo rëndon pozitën e tij përpara drejtësisë, por avokatët e tij po përpiqen që këto prova të mos merren parasysh nga gjykata.

Savulescu është në kërkim nga autoritetet në Rumani pasi akuzohet për korrupsion dhe përvetësim të fondeve shtetërore në vendlindjen e ti, por sipas mediave rumune ai dhe këtë herë mund t’i shpëtojë ekstradimit.

Zbulimi i vendndodhjes së miliarderit rumun u bë pasi policia pikasi fotot që Anxhela Martini kishte hedhur në Instagram nga pushimet në Mykonos, transmeton tvklan.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Lela dhe Leo konfirmojnë ri-bashkimin përmes videos

Lela dhe Leo duket se i kanë dhënë një mundësi tjetër lidhjes së tyre. Çifti...

“S’po blen ma like a?”, Elijona nuk përmbahet, ia kthen përgjigjen ndjekses (Foto)

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona vazhdon të jetë një nga...

Selin Bollati ndan dedikimin e veçantë për Dj Gimbon! (FOTO)

Fituesja e Big Brother Vip, Selin Bollati ka ndarë me ndjekësit disa momente të...