Dështon testi i raketës së Koresë së Veriut!

PUBLIKUAR

Koreja e Veriut është përpjekur për lansuar një raketë në afërsi të Sinpo, në bregun e saj lindor, por një tentim i tillë ka dështuar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Po sipas mediave të huaja, ka qenë Ushtria e Koresë së Jugut ajo që ka thënë se ka zbuluar lansimin e dështuar, por nuk ka pasur detaje të tjera menjëherë në dispozicion.

Ky lajm vjen pas tensioneve në rrijte mbi rritjen e fuqisë bërthamore të vendit të udhëhequr nga diktatori Kim Jong-un.

Presidenti amerikan Donald Trump u zotua se do të “kujdeset” rreth kësaj çështje, pas sulmit të tij të papritur me raketa në Siri, pas përdorimit të armëve kimike nga ky vend.

Më herët Koreja e Veriut zbuloi raketat balistike gjatë një shfaqje të ushtrisë së vendit, ku Kim Jong-un paralajmëroi një “sulm asgjësues” nëse SHBA-të provojnë ta sulmojnë vendin e tij.

Raketat balistike (ICBM), të cilat Pheniani pretendon se mund të udhëtojnë mijëra milje, kanë rritur shqetësimet se shteti i fshehtë po përgatitet për një sulm të mundshëm në Uashington, pasi ato parakaluan gjatë ditës së festimeve të “Ditës së Diellit” në këtë vend.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...