Dështoi edhe leximi optik i testeve në Mjekësi

PUBLIKUAR

1

Ndonëse leximi optik i testeve konsiderohet të jetë njëra prej formave më të avancuara teknologjike, e cila e lehtëson procesin e kontrollimit të testit, në Fakultetin e Mjekësisë me rastin e kontrollimit të këtyre testeve të provimit pranues ka dalë se rreth 12 teste janë lexuar gabimisht nga kjo aparaturë.

Këto teste të lexuara gabimisht dhe disa lëshime teknike ndikuan në organizmin e një proteste nga kandidatët që kishin aplikuar në Fakultetin e Mjekësisë, të cilët shprehën pakënaqësitë e tyre lidhur me testin pranues.

Por, zyrtarët e rektoratit të Universitetit të Prishtinës thonë se pas shqyrtimit të këtyre ankesave dhe kontrollimit në mënyrë manuale të testeve, gabimet janë rregulluar, transmeton KTV.

Kjo metodë e kontrollimit të testeve, e cila aplikohet që nga viti 2009 në Fakultetin e Mjekësisë dhe që 3 vjet në Fakultetin e Edukimit, sipas Golës nuk eliminon në tërësi gabimin, por ndikon në minimizimin e tyre.

Ndërsa sa u përket ankesave të studentëve lidhur me lëshimet teknike, si për shembull, në testin e kimisë, sipas Golës, ato nuk kanë mundur të ndikojnë në rezultatin final të testit. Pas ankesave të këtij grupi të maturantëve Rektorati i UP-së të hënën ka marrë vendim për themelimin e një komisioni qendror në nivel të

Universitetit për të rishqyrtuar ankesat e paraqitura brenda afatit të konkursit nga kandidatët që kanë aplikuar për pranim në Fakultetin e Mjekësisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Prokuroria kërkon paraburgim për vajzën që dyshohet se e vrau 32-vjeçarin në Ferizaj, babai i saj lirohet

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit...

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj – viktima një 32 vjeçar, dy persona ndalohen për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma...

44 aksidente për 24 orë në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

44 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku dy...