Dështimi nga Google, makina vetë-drejtuese përplaset me një autobus (Video)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Një nga makinat vetë-drejtuese të Google u përplas me një autobus muajin e kaluar në Kaliforni. Nuk kishte të lënduar.

Edhe makinat vetë-drejtuese mund të shkaktojnë shtrembërime të parafangos.

Këtë pranoi Google kur tha se një nga makinat e tij me vetë-drejtim ishe pjesërisht shkaktare e një aksidenti më një autobus të qytetit.

Google ka thënë që ka pas 17 aksidente të vogla ku është përfshirë makina e tij vjet-drejtuese, por asnjë nga ato nuk ishte për fajin e makinës.

Por në 14 Shkurt, një Lexus 450 hibrid SUV me teknologji vetëdrejtuese të Google pati një problem me një autobus në Mountain Vew, Kaliforni, qyteti shtëpi i kompanisë.

Google tha që makina ishte në korsinë e djathtë në një rrugë të qytetit duke u kthyer në krahun e djathtë.

Fillimisht ajo ishte duke ecur në korsinë e djathtë, por pastaj për të shmangur disa thasë rëre të vendosur aty para një stuhie makina lëvizi në qendër të korsisë. Autobusi që vinte nga mbrapa goditi pjesën e majtë të makinës.

“Këto keqkuptime ndodhin midis shoferëve çdo ditë. Ky është një shembull tipik i negociatave që është një pjesë normale gjatë drejtimit të makinës—në të gjithë përpiqemi të parashikojmë lëvizjet e njëri tjetrit,” tha Google në një deklaratë.

Kompania tha se shoferi testues që ishte pas timonit mendoi se autobusi do të ngadalësonte dhe të hapte rrugën makinës Google dhe shoferi i autobusit duhet të ketë menduar që makina Google do i hapte rrugën autobusit.

“Në këtë rast ne në mënyrë të qartë mbajmë një pjesë të përgjegjësisë, sepse nëse makina jonë nuk do të kishte lëvizur në qendër, nuk do të kishte ndodhur kjo përplasje,”

Google tha se makina po lëvizte me më pak se 3 km/h ndërsa autobusi me rreth 24km/h. Makina ka marrë disa dëmtime në pjesën e majtë por nuk ka raportime mbi dëmet e autobusit.

Google tha se makina ka bërë më shumë se 1 milionë milje në drejtim autonom, dhe tha se kanë bërë ndryshime të programit për të shmangur aksidentet e ardhshme si ky.

“Që tani e tutje, makinat tona do e kuptojnë më thellë se autobusët (dhe mjetet e tjera të mëdha) kanë më pak të ngjarë ti lënë rrugën makinave tona krahasuar me automjetet e tjera, dhe ne shpresojmë ta përballojmë situata të tilla në mënyrë më të hijshme në të ardhmen”, tha kompania. /Krokodili.al

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...