Dëshmitarët të pambrojtur në Kosovë

PUBLIKUAR

Kosova vazhdon të mbesë vend i pasigurt për dëshmitarët e mbrojtur. frikësimi deri në eliminim i dëshmitarëve ka ndikuar që shpeshherë dëshmitarë në raste të ndryshme të tërhiqen. Siguria e tyre pritet të riaktualizohet me themelimin e Gjykatës Speciale.

Edhe avokatë, që kanë qenë të përfshirë në proceset e ish-ushtarëve të UÇK-së, e pranojnë mossigurinë që dëshmitarët kanë në Kosovë dhe jashtë saj.

Në procese të ndryshme gjyqësore ata kanë ndërruar deklaratat, duke mohuar atë që kanë thënë në deklaratën e parë për shkak të kërcënimeve që kanë marrë.

Madje, frikësimi deri në eliminim i dëshmitarëve ka ndikuar që shpeshherë dëshmitarë në raste të ndryshme të tërhiqen.

Mos mbrojta e dëshmitarëve ka bërë që shumë raste të krimit të organizuar dhe krimeve të luftës të mbesin të pazbardhura. Këtë e thonë ekspertë të çështjes së sigurisë, avokatë dhe përfaqësues të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shkruan Zëri.

SHIKO MË SHUMË

Behrami: PDK respekton çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese

Dje, Gjykata Kushtetuese nxori vendimin për caktimin e masës së përkohshme ndaj vendimit të...

Zhduket një grua në Ferizaj

Një grua është raportuar e zhdukur më 6 mars në Ferizaj. Policia ka njoftuar se...

I mituri ther me thikë një 21-vjeçar në Kaçanik

Një person është therur me thikë mbrëmjen e së hënës në Kaçanik. Policia ka bërë...