Dëshironi të shkoni për t’u freskuar në pishina? Çfarë do të duhej të dinit…

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Gjendet një mjet shpërthyes në Lipjan, njësia për deminim e KFOR’it bën tërheqjen e tij

Një burrë në Lipjan ka gjetur në oborrin e tij një mjet të dyshuar...

Moti sot me temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti me diell dhe pjesërisht...

d-euml-shironi-t-euml-shkoni-p-euml-r-t-rsquo-u-freskuar-n-euml-pishina-ccedil-far-euml-do-t-euml-duhej-t-euml-dinit_hd

Edhe pse pishinat mund të jenë mjaft argëtuese, duhet të keni parasysh edhe rreziqet të cilat mund t’ju kanosin.

Shumica e atyre që këtë verë nuk do të kenë mundësinë që të shkojnë në bregdet, freskimin do ta kërkojnë në pishina.

Pastrimi i ujit në pishina bëhet me mjete kimike dhe mikrobiologjike, mirëpo çfarë do të ndodhë nëse pastrimi dhe kontrolli vetëm për një kohë të shkurtër lihen pas dore? – transmeton Telegrafi. Me çfarë rreziqesh në pishinat e tilla mund të ballafaqohemi?

Klori i përdorur për dezinfektimin e pishinave reagon me shumë substanca kimike sekrete nga trupi njerëzor, në mënyrë të veçantë me acidin urik, i cili gjendet te urina dhe aktivizon kështu substancat e rrezikshme.

Duhet bërë kujdes në pishinat ku ka shumë fëmijë pasi fëmijët janë më të predispozuar për të urinuar në ujë. Duke ulur sasinë e amoniakut ne ulim edhe sasinë e kloraminave.

Një studim kinez i zhvilluar nga China Agricultural University me Purdue University ka nxjerrë në pah se të bësh urinën në pishinë mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore. Elementët që përmban urina të përzierë me klorin që gjendet në ujë, mund të gjenerojnë substanca kimike të cilat shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje. Ndaj studiuesit rekomandojnë që të shmanget në maksimum urinimi në ujërat e pishinës, pasi pasojat janë të drejtpërdrejta në trup.

Klori i pishinave është armik për bukurinë. “Në rrezik janë fytyra, sytë dhe flokët. Kujdes për fëmijët”, shprehet Maria Grazia Caputo, mjeke estetiste në Romë të Italisë. Elementët e dëmshëm që ndodhen në ujin e pishinës mund ta acarojnë atë, veçanërisht te personat me lëkurë të ndjeshme.
Ekspertja sqaron se zonat që duhen mbrojtur në mënyrë të veçantë, janë fytyra, buzët, sytë dhe flokët, për shkak të aksionit të klorit që dobëson dhe zhduk ngjyrën e lëkurës dhe flokëve.
Më të vegjlit janë më shumë të ekspozuar nga këta agjentë, qoftë prej lëkurës delikate, edhe sepse kalojnë shumë kohë brenda ujit.
Pishinat ndikojnë edhe në shfaqjen e formave të caktuara të mykut të lëkurës. Në përgjithësi sëmundjet mykotike prekin gati njëlloj të gjithë ata që ekspozohen ndaj faktorëve shpërthyes.

Gjithashtu Caputo sqaron se uji i pishinave shkakton skuqje dhe djegie të syve.

Studiuesit shpjegojnë se, “klorizimi i acidit urik mund të shkaktojë formimin e klorurit të cianurit në pishina, një element shumë i rrezikshëm. Kjo pasi kloruri i cianogjen mund të godasë mushkëritë, zemrën dhe sistemin nervor”. Në një seri eksperimentesh të bëra në laborator, shkencëtarët kombinuan ujin e mbledhur në disa pishina me substanca kimike me aromën e urinës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...