Dëshironi të keni një marrëdhënie të lumtur? Zbuloni mënyrat

PUBLIKUAR

marredhenie

Vëmendja përqendrohet më shumë tek ambiciet personale se sa në qëllimet si çift.

Të gjithë kemi nevojë për qëllimet tona në jetë, por jo vetëm zhvillimi individual por edhe në çift mund të jetë gjë e mirë për lidhjen tuaj.

Bëni një udhëtim bashkë

Nuk po flasim për pushim një javor gjithëpërfshirës, por për diçka që kërkon më shumë punë. Nuk duhet të rini në hotel për një muaj, por dalja nga zona juaj e rehatisë ju shtynë të punoni si ekip dhe të kaloni vështirësitë duke nxjerrë më të mirën nga ato.

Bëni punë vullnetare bashkë

Pa marrë parasysh a shërbeni supë në kuzhinë apo ndihmoni të ndërtoni shtëpi, puna e përbashkët vullnetare mund t’ ju afrojë dhe t’ju bëjë të ndjeheni mirë për veten. Jo vetëm që ndihmoni të tjerët, por bëni diçka pozitive edhe për lidhjen tuaj.

Mësoni diçka të re

Udhëtimi i përbashkët dhe trajtimi i sfidave të reja ju largon nga zona e rehatisë dhe mund të jetë shumë e dobishme. Mësoni një gjuhë të re dhe ushtroni ndonjë sport që asnjëri nuk e keni provuar më parë, apo bëhuni kreativ dhe shkoni në ndonjë kurs vizatimi apo fotografie. Çfarëdo që zgjidhni do të jetë një përvojë që do t’ ju lidhë më shumë dhe diçka që ju ndihmon të rriteni bashkë.

Vendosni një qëllim të përbashkët

Kur u dashurat për herë të parë, ju sigurisht kishit një listë shumë të gjatë të gjërave që do të bënit bashkë. Nëse është vrapimi i një gjysmë-maratone, të mësoni serf apo të ngjitni Kilimanxharon, gjeni kohë të vendosni një qëllim të përbashkët dhe krijoni një plan që të përmbushni qëllimin.

Këto janë vetëm disa nga gjërat që ju mund t’i bëni së bashku me njeriun tuaj të zemrës. Gjëra si këto mund ta ndryshojnë rutinën tuaj të dashurisë, duke i dhënë shtytje një pasioni të ri.

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...