Deschamps: “Nuk do ta merrni kurrë vesh nga unë çfarë kam folur me Benzeman”

PUBLIKUAR

Karim Benzema është rikthyer në Kombëtaren e Francës pas gjashtë vitesh mungesë.

Para rikthimit të madh, sulmuesi i Real Madridit është takuar me trajnerin, Didier Deschamps, por nuk dihet çfarë kanë folur ne veçanti.

Deschamps thotë se Benzema nuk është i ri në skuadër, ai është pjesë si gjithë të tjerët, teksa refuzoi të komentojë diçka për takimin mes tyre.

“Ai vjen në një grup që e njeh, ata e njohin atë dhe ai e ka vendin e tij, në të njëjtën mënyrë si pjesa tjetër e lojtarëve”, tha Deschamps në konferencë për shtyp, e para gjatë përgatitjeve për Kampionatin Evropian që do të nisë nga 11 qershor dhe do të zgjasë deri më 11 korrik.

“E kuptoj që jeni të etur të dini detajet (e bisedës me Benzemën), por nuk do t’i merrni vesh nga unë… Për Karimin, nuk e di, ai ka lirinë të flasë”. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...