Deputeti i Vetëvendosjes: Populli është që Qeveria Kurti II ta vazhdojë deri në fund mandatin

PUBLIKUAR

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi ka shprehur optimizmin e tij se Qeveria Kurti II do ta përfundojë mandatin e saj qeverisës në bazë të afateve të parapara me ligj dhe kushtetutë.

“Vullneti i shumicës së qytetarëve të Kosovës, me aq sa kam mundur me vërejtur unë dhe jo vetëm unë është se ‘Qeveria Kurti 2 është ta përfundojë mandatin e vet Kushtetues, ashtu siç e ka marrë në zgjedhje demokratike’”, ka thënë Abrashi.

Abrashi, i ftuar RTV Dukagjini, ka thënë se “kori opozitar”, ashtu siç iu referua opozitës, janë bërë “agresiv” me kërkesën për zgjedhje.

“Mirëpo, marrë parasysh këtë korin e zërave opozitare, kohëve të fundit dhe ditë pas dite po bëhen shumë agresiv në këtë kërkesë. Dorën në zemër pak dyshoj në motivet e tyre se sa të sinqerta i kanë”, shtoi Abrashi.

E lidhur për (mos)votimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës nga partitë opozitare, Abrashi ka thënë se “mos votimi nuk i shkakton dëme Qeverisë, por Kosovës”.

SHIKO MË SHUMË

“Zgjedhje të reja”, Dërguti: Vetëvendosje ka nisur fushatën zgjedhore (VIDEO)

Opininistja Aida Dërguti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka nisur fushatën zgjedhore, duke...

Tollovia në Onkologji, QKUK del me reagim

Radhë të gjata të pacientëve u panë sot në Kliniken e Onkologjisë. Gjatë ditës së...

I riu kosovar vdes tragjikisht në aksident në Gjermani

Një i ri kosovar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, ditën...