Deputeti danez: Gjuani me armë emigrantët që mbërrijnë ilegalisht në Evropë

PUBLIKUAR

Forcat e Sigurisë duhet t’i qëllojnë me armë anijet që bartin emigrantë ilegalisht drejt Bashkimit Evropian, kështu ka thënë një deputet i Parlamentit të Danimarkës dhe partisë kryesore aleate të qeverisë daneze, Partisë Daneze të Popullit.

“Mënyra e vetme efektive është t’i kthesh mbrapa anijet dhe t’u thuash: ‘Nuk mund të lundroni brenda kufirit kombëtar dhe nëse e bëni, ose do të qëlloheni ose do të ktheheni dhe të lundroni drejt shtëpisë tuaj,” ka thënë deputeti Kenneth Berth, komentet e të cilit janë transmetuar në “DK4”, transmeton Express.

Por, më vonë, ai i ka zbutur komentet përmes një statusi në Facebook, duke thënë se nuk e ka pasur për qëllim të thotë se njerëzit duhet të qëllohet me armë, por se anijet e NATO-s duhet të gjuajnë në ajër si paralajmërim./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...