Deputetët e përkohshëm

PUBLIKUAR

Shpend Ahmeti ka hequr dorë nga mandati i ri i deputetit për të vazhduar punën në Komunën e Prishtinës. Ai do të rikandidojë në zgjedhjet e tetorit për ta rimarrë komunën më të madhe në vend. Për shkak të zgjedhjeve komunale postin e deputetit pas pak muajve do ta lëshojnë edhe Daut Haradinaj, Labinot Tahiri, Zafir Berisha, Agim Aliu, Aida Dërguti, …

Ndonëse kanë marrë besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar ata në Kuvendin e Kosovës disa prej deputetëve të legjislaturës së re pritet të heqin dorë nga posti i deputetit. Shumë prej tyre do të kandidojnë e do të rikandidojnë në zgjedhjet e 22 tetorit 2017 nëpër komuna, shkruan “Zeri”. 

Shpend Ahmeti, Daut Haradinaj, Zafir Berisha e Labinot Tahiri janë vetëm katër prej deputetëve të zgjedhur, të cilët pritet të angazhohen në zgjedhjet e sivjetme lokale. Pos këtyre treve, të cilët tashmë kanë zyrtarizuar kandidimin e tyre, pritet që edhe një numër i konsiderueshëm i deputetëve të tjerë ta sfidojnë veten në zgjedhjet lokale.

Emra të përfolur deri më tash janë: Agim Aliu, Zenun Pajaziti, Lumir Abdixhiku, Aida Dërguti e shumë figura të tjera të legjislaturës së ardhshme, të cilët ende nuk kanë zyrtarizuar asgjë në këtë drejtim. ..

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...