Deputetët bllokojnë Kuvendin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Në këtë legjislaturë shumica e seancave të Kuvendit kanë përfunduar para kohës për shkak të mungesës së kuorumit. Kjo pasi një pjesë e madhe e deputetëve ose nuk shkojnë fare në seancë, ose vetëm regjistrohen në listën e mëditjeve dhe më pas largohen nga salla

Kuvendi i Kosovës tash e sa kohë po karakterizohet me ndërprerje të seancave dhe me mosvotim të pikave të rendit të ditës për shkak të mungesës së kuorumit.

Deputetët ose nuk shkojnë fare në seanca, ose vetëm regjistrohen në fillim të seancës në listën e mëditjes dhe më pas largohen nga salla.

Në seancën e së martës deputetët debatuan tërë ditën, por në fund nuk arritën të miratojnë asnjë pikë, pasi nuk kishte kuorum, shkruan më tutje “Zëri“.

Kjo vlerësohet si papërgjegjësi e deputetëve, ndërsa theksohet fakti se aktualisht nuk ka ndonjë mënyrë për t’i penalizuar deputetët që mungojnë ose që largohen nga seancat.

Sipas opozitarëve, kjo situatë e tillë në Kuvend do të vazhdojë derisa kjo Qeveri të bjerë.

Ndërkohë, monitorues të punë së Kuvendit thonë se pritet grumbullimi i çështjeve për votim dhe se kjo situatë nuk do të zgjidhet as me rregulloren e ardhshme.

 

SHIKO MË SHUMË

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...