Deputetët, 500 mijë euro paga, asnjë ditë punë

PUBLIKUAR

Deputetët, 500 mijë euro paga, asnjë ditë punë

Ka mjaftuar vetëm mbajtja e seancës së parë konstituive më 17 korrik dhe deputetët e kësaj legjislature me dhënien e betimit, të hyjnë në listën e pagave duke marrë për çdo muaj nga 1 mijë e 488 euro.

Sipas një përllogaritjeje, më shumë se gjysmë milioni euro është dëmtuar buxheti i Kosovës nga këta deputetë, që nuk kanë bërë asnjë punë në Kuvendin e Kosovës, që nga dita e parë.

Por, nuk janë vetëm deputetët të cilin po “vjelin” nga buxheti i shtetit, pasi që edhe qindra e mijëra euro tjera shpenzohen për stafin e Kuvendit, pa pasur ndonjë angazhim të posaçëm deri në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Nga 120 deputetët sa numëron legjislativi, aktualisht pagën e plotë të deputetit po e marrin 107 parlamentarë, derisa pjesa tjetër i marrin pagat në institucionet tjera ku janë të angazhuar si në qeveri, apo universitete. /Zëri/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Votimi me postë: Thyhet rekordi i 2021-ës për 10 mijë vota (VIDEO)

Në zgjedhjet e radhës që do të mbahen më 7 qershor të këtij viti,...

KQZ publikon listat me 902 kandidatë për deputetë të certifikuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se pas përmbylljes së procesit të certifikimit, janë publikuar...

Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë, Policia: Po ndërmarrim veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave

Një burrë është gjetur i vdekur sot pasdite në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Vdekja e...