Depay, Wijnaldum dhe Garcia – tri synimet e Barcelonës

PUBLIKUAR

Georginio Wijnaldum i Liverpoolit, Memphis Depay i Lyonit dhe Eric Garcia i Manchester City janë tri synimet kryesore të Barcelonës në afatin kalimtar të futbollistëve.

Megjithatë, klubi katalonas do ta ketë shumë të vështirë t’i afrojë ata në afatin kalimtar të janarit dhe ka më shumë mundësi të synojë t’i marrë falas në verë, kur të treve iu mbarojnë kontratat, transmeton Gazeta Express.

Trajneri i Barçës Ronald Koeman i dëshiron bashkatdhetarët e vet holandezë Wijnaldum dhe Depay në ekip, pasi edhe në verën e kaluar u përpoq t’i afrojë.

Drejtori sportiv Ramon Planes dëshiron ta kthejë Garcian në klub, pasi ai e kishte lënë akademinë La Masia për Manchester Cityn në vitin 2017.

Në verë, trajneri Pep Guardiola konfirmoi se Garcia e dëshironte largimin nga City, pasi e kishte refuzuar ofertën për vazhdimin e kontratës.

Barcelona nuk pritet të blejë lojtarë deri pas zgjedhjeve presidenciale më 24 janar.

Kushdo që i fiton zgjedhjet mund po ashtu ta ndërrojë drejtorin sportiv dhe të vijë me ide të reja. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...