Depay në “luftë” me Lyonin për Barçën

PUBLIKUAR

Dështoi gjithçka në afatin kalimtar të verës, por Memphi Depay dëshiron ta bëjë ëndrrën realitet në afatin kalimtar të janarit.

Siç raporton Mundo Deportivo, sulmuesi i Lyon tashmë po punon me agjentin e tij për të zgjidhur gjithçka dhe për t’u transferuar në ‘Camp Nou’ në janar.

26-vjeçari ka kontratë me Lyonin deri në verën e vitit 2021, ishte shumë shumë afër transferimit te Barça gjatë verës.

Lyoni dëshiron ta mbajë deri në verë, por Depay është i vendosur që t’i bashkohet Barcelonës në ditët e para të vitit të ri. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...