Depay arrin marrëveshje me Juventusin, zbulohen detajet nga kontrata që klubi ia ka ofruar holandezit

PUBLIKUAR

Memphis Depay është afër transferimit te Juventusi.

“Tuttosport” ka raportuar këtë të martë se sulmuesi holandez është pajtuar me kushtet e ofruara nga “Zonja e Vjetër”, transmeton Gazet Express.

Sipas mediumit italian, Depay është pajtuar për një kontratë 2-vjeçare dhe me pagë prej 6 milionë eurosh në sezon.

28-vjeçarit mund t’i bashkohet klubit nga Torino si lojtar i lirë, pasi përfaqësuesit e tij janë në bisedime me Barcelonën për të arritur një marrëveshje për shkëputje të kontratës.

Megjithatë, edhe nëse një marrëveshje për shkëputje të kontratës nuk arrihet, kjo nuk do ta pengojë Juventusin.

Klubi italian thuhet se do të pranojë të paguajë një shumë simbolike për transferimin e Depayt, pasi klubet gëzojnë raporte të mira mes vete. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...