Dënohet me gjobë i akuzuari që pranoi se kishte falsifikuar pasaportën italiane

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, e ka dënuar me 200 euro gjobë të akuzuarin për falsifikim të dokumenteve, L.M.

Aktgjykimi është shpallur të hënën nga gjykatësi Avdirrahman Gashi,  pasi L.M. e ka pranuar fajësinë për veprën që i vihej në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën e shqyrtimit fillestar, pas leximit të aktakuzës nga prokuroi Rrahim Podvorica, i akuzuari L.M. deklaroi se ndien keqardhje për atë që ka ndodhur dhe se këtë vepër ka thënë se e ka kryer për shkak që është i papunë dhe arsyeja e falsifikimit të dokumenteve ka qenë për të depërtuar jashtë vendit dhe për të gjetur punë

I akuzuari ka kërkuar nga gjykata që t’i shqiptohet një dënim më i lehtë, për shkak se është i papunë dhe nuk ka për ta përsëritur këtë vepër në të ardhmen.

Pranimi i fajësisë, sipas prokurorit Podvorica është bërë konform dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

I akuzuari L.M. gjithashtu është obliguar që t’i paguaj 20 euro në emër të paushallit gjyqësor, si dhe 30 euro në emër të Fondit për Kompensim të Viktimave.

Ndryshe, sipas aktakuzës i akuzuari L.M. me 20 janar 2018, rreth orës 19:15, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, të Prishtinës ka përdorë pasaportën e Italisë të falsifikuar si origjinal edhe pse e ka ditur se nuk është i tillë, me qëllim të kalimit të zonës kufitare dhe shkuarjes për në Munchen të Gjermanisë.

Në aktakuzë thuhet se kur policia kufitare i kishte kërkuar pasaportën, atyre u ka prezantuar pasaportën e lartcekur të lëshuar në emër të tij, ku pas rezultateve të ekzaminimit ishte vërtetuar se e njëjta ishte plotësisht e falsifikuar.

E me këto veprime, i akuzuari L.M. sipas aktakuzës, ka kryer veprën penale “falsifikim i dokumenteve”  nga neni, 398 par.1 të KPRK-së.

Artikull nga:https://betimiperdrejtesi.com/denohet-me-gjobe-i-akuzuari-qe-pranoi-se-kishte-falsifikuar-pasaporten-italiane/

SHIKO MË SHUMË

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...