Dënohet me burgim me kusht dhe gjobë i akuzuari që përvetësoi mbi 1500 euro nga Posta e Kosovës (Video)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me tre muaj burgim me kusht dhe 200 euro gjobë, M.ikliqin, i cili akuzohej për veprën penale të përvetësimit në detyrë.

Në seancën e 25 prillit, Bikliqi kishte pranuar fajësinë për veprën penale që akuzohej se në zyrën postare në Janjevë, të Komunës së Lipjanit, në  vazhdimësi më 28, 29, 30 dhe 1 janar të vitit 2013, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kishte përvetësuar 1511.95 euro, pronë e PTK-së.

Bikliqi kishte shtuar se mjetet i ka kthyer në Postë dhe sipas tij, një gjë e tillë edhe mund të vërtetohet.

Paraprakisht, para shpalljes së aktgjykimit, i akuzuari i ka paraqitur gjykatës dëshmi se ka kryer obligimin ndaj Postës së Kosovës dhe ka kthyer paratë që i kishte përvetësuar.

Ai i ka dorëzuar gjykatës, katër specifikacione të dorëzimit të parave të siguruara nga Zyra Postare në Janjevë.

Këto specifikacione ishin të datës 28 janar 2013, në shumë prej 228.43 euro, 29 janar 2013, në shumën prej 845.58 euro, 30 janar 2013 të shumës prej 248.59 euro dhe 31 janar 2013 në shumë prej 181.44 euro.

Të gjithë këto specifikacione përmbanin emrin dhe nënshkrimin e dorëzuesit e të zyrtarit të bankës si dhe vulën zyrtare.

Specifikacionet kanë qenë të përcjella me konfirmime të transaksioneve dhe Bikliqi ka dorëzuar edhe një komunikim zyrtar të Zyrës Postare në Janjevë, sipas të cilit udhëheqësi i detyrës së përgjegjës së zyrës postare ka konfirmuar se të gjitha shumat e cekura janë paguar nga i pandehuri.

Në këto rrethana, edhe pse ka munguar përfaqësuesi i Postës së Kosovës, gjykatësja Suzana Çerkini gjykata ka konsideruar se është vërtetuar se Bikliqi ka përmbushur obligimin e tij ndaj Postës të Kosovës, andaj me rastin e shpalljes së aktgjykimit, Postën e Kosovës nuk e ka udhëzuar në kontest civil.

Ndryshe, sipas aktakuzës, M.Bikliqi në zyrën postare në Janjevë, të Komunës së Lipjanit, në  vazhdimësi më 28, 29, 30 dhe 1 janar të vitit 2013, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ka përvetësuar 1511.95 euro, pronë e PTK-së. .

Prokuroria pretendon se Bilkiqi deri sa ka punuar në sportelin e kësaj zyre, të gjitha të hyrat e fituara nga shërbimet e shitjes 28, 29, 30 dhe 1 janar të vitit 2013, nuk i ka dorëzuar në bankë, por shumën e parave në vlerë prej 1511.95 euro, i ka përvetësuar për nevoja personale.

Dënohet me burgim me kusht dhe gjobë i akuzuari që përvetësoi mbi 1500 euro nga Posta e Kosovës (Video)

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...