Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri: Le të jetë ky standardi

PUBLIKUAR

Pas aktgjykimit për rastin që tronditi opinionin publik, reaguan edhe figura të njohura, përfshirë Dafina Zeqirin.

Pas shpalljes së aktgjykimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë për rastin që ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, kanë vazhduar reagimet nga figura të ndryshme publike.

Sipas vendimit të gjykatës, Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vjet burgim, ndërsa Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për përfshirjen e tyre në këtë ngjarje të rëndë.

Reagimeve të mëhershme iu është bashkuar edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila përmes rrjeteve sociale ka dhënë një mesazh të shkurtër, duke theksuar nevojën për standarde të qarta në trajtimin e rasteve të tilla.

Ajo në postim në InstaStory shkroi: “Le të jetë ky standardi”.

Rasti vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes publike, ndërsa vendimi i gjykatës ka nxitur diskutime të gjera në opinion. /Telegrafi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...