Dënimi me burg, ja si reagon Françeska

PUBLIKUAR

Ish-banorja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, duket se është zgjuar e çuditur dje dhe ka reaguar menjëherë me një status në “Facebook”, ku thotë: “Zgjohem dhe marr vesh që jam në burg, ky është ‘showbizi’ shqiptar!”, duket titull ironik, që në fakt mund edhe të shitet për të fshehur të vërtetën që në këtë rast nuk del nga mediat, por nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për dënimin e saj me një muaj burg, për veprën penale “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjyqtari i çështjes, Artan Gjermeni, mori në shqyrtim gjatë seancës së datës 21 tetor gjykimin e shqyrtuar ndaj të pandehurës Françeska Jaçe.

Nga shqyrtimi i çështjes rezultoi e provuar se në datë 18.04.2015, në vendin e quajtur rruga “Fushë­Prezë”, Françeska, duke drejtuar automjetin e saj të markës “Volksëagen”, me targë “AA838LC”, ka bërë lëvizje të gabuar dhe është përplasur me një tjetër automjet.

Përplasja e të dyve ka prekur edhe një makinë tjetër dhe nga aksidenti janë plagosur 4 shtetas.

Për të gjitha këto të dhëna krejt të “çuditshme”, Françeska duhet të zgjohej e lebetitur me Gjykatën. Por, në fakt, nuk është hera e parë që Françeska reagon njësoj e habitur ndaj lajmeve, pas një gjumi të qetë./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një vit nga vdekja e Eldionit, motra e Gjestit reagon ashpër: Marre ju qoftë!

Sot bëhet saktësisht një vit nga dita kur Eldioni, vëllai i këngëtarit Gjestit, humbi...

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...