Një vit nga vdekja e Eldionit, motra e Gjestit reagon ashpër: Marre ju qoftë!

PUBLIKUAR

Sot bëhet saktësisht një vit nga dita kur Eldioni, vëllai i këngëtarit Gjestit, humbi jetën tragjikisht në një aksident me motor.

Në përvjetorin e parë të kësaj ngjarjeje të dhimbshme, në rrjetet sociale nuk kanë munguar reagimet dhe përkujtimet. Megjithatë, një reagim i motrës së tij, Blerinës, ka tërhequr vëmendje për shkak të mesazhit të drejtpërdrejtë ndaj personave që kanë publikuar fotografi dhe shkrime lidhur me këtë ngjarje.

Përmes dy postimeve në rrjetet sociale, Blerina ka shprehur revoltën e saj ndaj atyre që, sipas saj, po përdorin fotografi nga varri dhe shkrime të gjata për të tërhequr vëmendje në internet.

“Unë nuk mund ta kuptoj se si mund të jenë njerëzit pa ndërgjegje e pa pikën e respektit. Çfarë doni të tregoni me foto te varri e me ato referate që i shkruani në rrjetet sociale? Unë veç di t’ju them: Marre ju qoftë! ‘Kishe po bëjmë diçka’, duke bërë filma – kjo vlen për të gjithë ju që sot po e bëni këtë gjë”, ka shkruar ajo.

 Foto: Blerina Kelmendi/InstaStory

Në një tjetër postim, Blerina ka theksuar se dhimbja e familjarëve nuk është diçka që duhet të ekspozohet në rrjetet sociale për vëmendje apo klikime.

“Dhimbja nuk tregohet në rrjetet sociale me foto, me video e me shkrime. Kjo është krejt vëmendje që doni të keni, por jo me këto lloj gjërash, jo”, është shprehur ajo.

 Foto: Blerina Kelmendi/InstaStory

Eldioni humbi jetën një vit më parë në një aksident tragjik me motor, ndërsa për familjen kjo ditë shënon një përvjetor të dhimbshëm të humbjes së tij. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...