Dëmtohet shkolla “Nezë Bujani” Bujan, 07 mars është thyer dera e shkollës, sot dëmtuan pishat

PUBLIKUAR

Në Shkollën Fillore e Mesme e Ulët ” Nezë Bujani” Bujan- Lipjan  ka ndodhur diçka e pa zakontë, dikush atje ka hequr pishat që ishin mbjellur në oborrin e shkollës.

Të paktën kështu bëhet e ditur në një postim në facebook-un zyrtar të kësaj shkolle.

Kjo është konfirmuar edhe nga Drejtori i kësaj shkolle Astrit Buja.

“Shkolla, tempulli i dijes, ku fatmirësisht shumica e kuptojnë rëndësinë e shkollës, por FATËKEQËSISHT janë disa individë të pacipë e injorantë që nuk ua dojnë të mirën e vendit e as të fëmijëve të tyre”, thuhet në reagim.

“Nuk është hera e parë që objekti shkollor dëmtohet nga këta “njerëz”, ku saktësisht me datë 07 mars është thyer dera e shkollës, kurse sot u dëmtuan pishat..POR NESËR NUK E DI SE ÇFARË DO TË BËJNË?”, thuhet tutje.

“Një gjë nuk po e kanë të qartë se shkolla NUK ËSHTË PRONË PRIVATE! SHKOLLA ËSHTË E TË GJITHËVE, E FËMIJËVE TANË! Me respekt, drejtori i shkollës z.Astrit Buja!”, përfundon reagimi.

SHIKO MË SHUMË

Aksident i rëndë në rrugën Shtime – Lipjan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte, në segmentin Shtime – Lipjan. Aksidenti ndodhi...

Vdes zyrtari Policor Enver Zogaj

Ka vdekur zyrtarit policor Enver Zogaj. Me këtë rast Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti...

Vidhet kisha në Lipjan, hajnat marrin 50 euro

Një rast vjedhjeje është raportuar në rrugën “Shën Flori” në Lipjan. Sipas raportit 24-orësh të...