DEMOS dhe Komuna e Lipjanit zhvilluan fushatën e promovimit të kulturës në punë (FOTO)

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit së bashku me Helvetas projekti DEMOS kanë zhvilluar së fundi fushatën rreth promovimit të kulturës në punë (www.meetyourheroes.org) bazuar në përfomancën që ka treguar komuna e Lipjanit në këtë rast.
Me anë të kësaj fushate Helvetas në projektin DEMOS kishte për qëllim të promovonte punën e mirë të qeverisjes lokale, përmes materialeve promovuese si posterat, bilbordat, emrat e rrugëve, emertimi i rrugës më të pastër si dhe përzgjedhja e vendbanimit që ka kryer obligimet ndaj tatimit në pronë e që me ndihmën e zyrtarëve komunal, anëtarëve të KVRL-së, këshillave të nxënësve u vendosen në hapësirat publike në qender të qytetit të Lipjanit.


Në të njejtën kohë këta të fundit kanë kanë bërë thirrje edhe tek qytetarët lipjanas për mirëmbajtjen e ambienteve si dhe të ti kryejnë obligimet ndaj tatimit në pronë në mënyrë që me këto mjete të punohet në hapësira sa më të gjera të gjelbërimit, në mënyrë që të kemi edhe një jetë sa më të shëndoshë si produkt i një ambienti më të pastër.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...