Demokratët në Amerikë zgjedhin liderin e ri, mund të jetë kandidat për president

PUBLIKUAR

Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara zgjodhi si kryetar të saj, ish-Sekretarin e Punës në administratën e ish-Presidentit Barack Obama, Tom Perez.

Ai do të ketë detyrën e vështirë të rikonsolidimit të Partisë Demokrate, pas disfatës në zgjedhjet presidenciale, që i fitoi Republikani Donald Trump, raporton VOA.

447 anëtarë të Komitetit Kombëtar Demokrat votuan të shtunën në Atlanta. Një nga kandidatët e tjerë kryesorë ishte kongresisti nga Minnesota, Keith Ellison.

Fitorja e Perez, bir emigrantësh domenikanë, shihet si një humbje për krahun më liberal të partisë, pasi ai ishte kandidati i pjesës më konvencionale të partisë.

Disa analistë politikë e kishin konsideruar votën si një betejë mes krahut të ish-rivalëve presidencialë Hillary Clinton dhe Bernie Sanders.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...