Demokratët: Hetimi i çështjes ruse të vazhdojë pa ndërhyrje

PUBLIKUAR

Demokratët në Kongresin e Shteteve të Bashkuara i bënë thirrje Shtëpisë së Bardhë që të lejojë pa ndërhyrje këshilltarin e posaçëm, Robert Mueller, të hetojë ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, vitin e kaluar.

Të hënën, Paul Manafort, ish-udhëheqës i fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, dhe një bashkëpunëtor i tij u akuzuan për komplot për të mashtruar SHBA-në në marrëveshjet e tyre me Ukrainën.

“Sundimi i ligjit është i rëndësishëm në Amerikë dhe hetimet duhet të lejohen të vazhdojnë pa pengesa. Presidenti nuk duhet, në asnjë rrethanë, të ndërhyjë në punën e këshilltarit të posaçëm”, tha udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer.

Senatorja demokrate në Komitetin për Gjyqësi, Dianne Feinstein, tha se çdo veprim i Trumpit për të shkarkuar Muellerin do të shkaktonte “shpërthim të fuqishëm”.

Trump i ka cilësuar hetimet e Muellerit si “gjueti shtrigash” dhe i ka kundërshtuar akuzat e djeshme, por Shtëpia e Bardhë tha se presidenti nuk planifikon ta shkarkojë këshilltarin e posaçëm, raporton Rel.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...