Demokratët fitojnë zgjedhjet në Louisiana

PUBLIKUAR

John Bel Edwards nga radhët e demokratëve ka fituar zgjedhjet lokale në Louisiana të shtunën, pas një gare shumë të ngushtë me republikanin Eddie Rispone.

Rezultati konsiderohet si një disfatë e madhe për presidentin Donald Trump i cili ka mbështetur Risponen, duke vizituar dy herë vendin gjatë fushatës si dhe duke shfrytëzuar këto zgjedhje si test për popullaritetin e tij.

Të shtunën, Trump kishte bërë disa postime në Twitter duke kërkuar nga votuesit që ta votojnë kandidatin nga radhët e republikanëve.

Më herët këtë muaj, republikanët nuk kanë arritur të fitojnë zgjedhjet as në Kentucky, ndërsa demokratët morën në kontroll të plotë Virginian. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...