Dembele largohet nga ekipi i Francës në Euro 2020

PUBLIKUAR

Ousmane Dembele është detyruar të tërhiqet nga ekipi kombëtar i Francës në Euro 2020, për shkak të një lëndimi në gju, njofton Federata e Futbollit e Francës.

Anësoi i Barcelonës e pësoi një dëmtim në gju në barazimin e Francës 1:1 me Hungarinë të shtunën dhe si pasojë do të mungojë në pjesën e mbetur të turneut, raporton Gazeta Express.

Dembele ishte futur në lojë në pjesën e dytë si zëvendësues në Puskas Arena, kur Franca po humbiste nga Hungaria, por u detyrua të zëvendësohej nga Thomas Lemar në minutën e 87-të, pasi e lëndoi gjurin.

Lajmi u konfirmuar nga federata franceze në rrjetet sociale.

“Pasi e lëndoi gjurin në barazimin 1:1 me Hungarinë, Ousmane Dembele do të mungojë për pjesën e mbetur të Euro. Ne i urojmë shërbim të shpejtë Osmanes!”, thuhet në njoftimin e Francës.

Kampionia e Botës e mundi Gjermaninë në ndeshjen hapëse ne grup dhe u ndal nga Hungaria me një barazim në ndeshjen e dytë të shtunën.

Franca është lidere e Grupit F një ndeshje para përfundimit të fazës grupore dhe do të përballet me kampionen në fuqi të Evropës, Portugalinë, të mërkurën në Budapest.

Lëndimi i Dembeles është goditje e rëndë për trajnerin Didier Deschamps, pasi ylli i Barcelonës pati ndikim pozitiv në barazimin me Hungarinë, duke e ndryshuar rrjedhën e lojës kur u fut në fushë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...