Demaçi: Kufomat tona po mbulohen me beton, e neve po na bëjnë gjyqe

PUBLIKUAR

111

 

Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj Evropës, për gjyqin që po i bëhet Kosovës dhe raportin e fundit të prokurorit amerikan, Clint Williamson.
“Jam i dëshpëruar shumë që Evropa nuk po e kupton mirë se çfarë po ndodhë dhe si po vazhdon ende trajtimin e shqiptarëve. Deri sa kufomat e tona po mbulohen me shpija, për ta nuk po ka gjyqe, e për ne po ka që kemi bërë luftë të drejtë. Për ne po bëhet gjithë kjo poterë e gjithë këto gjyqe e gjithë këto hetime. Ata vazhdimisht po na mbajnë në një situatë ankthi dhe kjo po më duket prej Evropës si e pa vend”, tha ai për Indeksonline.

Mirëpo, sipas Demaçit, jemi qysh jemi dhe s’kemi si ta kundërshtojmë këtë punë se me Evropën nuk mund të prishemi. /Indeksonline/

 

SHIKO MË SHUMË

44 aksidente për 24 orë në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

44 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku dy...

Të shtëna në Jezerc të Ferizajt, sekuestrohet një armë

Dje rreth orës 20:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se...

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj, viktima një 32 vjeçar, dy persona ndalohen për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma...