Delegacioni me mësimdhënës nga Fieri i Shqipërisë, vizituan Komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Sefer Tasholli së bashku me drejtorin e Arsimit, Rasim Hasani sot kanë pritur një delegacion të shkollës “Kristaq Shtembari” nga Fieri i Shqipërisë, të udhëhequr nga Drejtoresha e kësaj shkolle Mirela Robo.
Nënkryetari Tasholli prezantoi për mysafirët në pika të shkurtëra disa informata për Komunën e Lipjanit si dhe resurset për të cilat veçohet Lipjani, në veçanti i ka njoftuar për Shpellën e mermerët në Gadime si dhe për Parkun Nacional të Blinajës.
Siq njoftoi Komuna drejtori i Arsimit, Rasim Hasani i njoftoi me sistemin e arsimit në Kosovë, më konkretisht me mënyrën se si funksionon ky system në Komunën e Lipjanit, po ashtu i njoftoi edhe për numërin e shkollave, të mësimdhënësve dhe të nxënësve në Lipjan. Drejtori Hasani e vlerësoi këtë vizitë si një hap të mirë për të gjetur forma të bashkëpunimit mes shkollave nga Lipjani dhe atyre nga Shqipëria.
Drejtoresha e Shkollës nga Fieri, Mirela Robo i ka falenderuar për mikëpritjen si dhe ka vlerësuar si shumë të frytshme këtë vizitë. Sipas saj kjo vizitë pune që po e realizojnë në Lipjan, është një eksperiencë mjaft të mirë dhe pozitive.
Shkolla “Ismajl Luma” në Lipjan dhe shkolla “Kristaq Shtembari” nga Fieri janë të binjakzuara që ka viti 2012-të dhe kjo është vizita e parë që ky delegacion ka realizuar në Komunë e Lipjanit. Pas takimit në Komunë ata do të vizitojnë shpellën e Gadimës.

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...