Del Piero: Pirlo u tregua i mençur që e la Ronaldon rezervë

PUBLIKUAR

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, e ka pranuar se ka mbetur i befasuar nga fitorja e ish-skuadrës së vet kundër Lazios dhe beson se trajneri Andrea Pirlo bëri punë të mençur që e la Cristiano Ronaldon në bankën e rezervistëve në atë ndeshje.

Juventusi e mundi me rikthim 3:1 Lazion të shtunën në Allianz Stadium, me lojtarin kryesor Ronaldo në stol, transmeton  Gazeta Express.

Kampioni italian bëri lojë të shkëlqyer pas një fillimi të vështirë dhe kjo e ka lënë gojëhapur edhe legjendës e klubit.

“Nuk prisja një reagim të tillë sepse Juventusi ka hasur në vështirësi fizikisht në javët e fundit”, tha Del Piero.

Ronaldo ishte në stol kundër Lazios dhe u fut në lojë vetëm kah fundi i pjesës së dytë.

“Ishte një vendim i mençur nga Pirlo dhe ai. Juventusi fitoi pa gjashtë lojtarë titullarë. Ata pushuan dhe tani janë të gatshëm”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...