hërbimi emergjent i Ukrainës ka thënë se një predhë ruse ka goditur një ndërtesë banimi në qendër të Kievit.
Në videon e shpërndarë nga shërbimi mediatik i Presidentit Volodymyr Zelenksy shihet raketa që shpërthen në një banesë private, duke shkaktuar tym dhe gërmadha në dhomën e ndejës, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Express.
U publikuan pamje të dëmtimit të ndërtesës shumëkatëshe edhe nga pjesa e jashtme, ku një pjesë e konsiderueshme e saj shihet e shkatërruar. Numri i të lënduarve ose të vdekurve të mundshëm ende nuk dihet.


