Autoritetet amerikane njoftojnë se një tren që po barte automjete të tipit “BMW”, nga një fabrikë në South Calorina, ka dalë nga shinat dhe është përplasur, duke i dëmtuar 97 automjete.
Raportohet se treni po i dërgonte rreth 100 MBW-ja në Charleston, dje në mbrëmje kur doli nga shinat dhe u përplas afër kryeqytetit të Columbia, transmeton Express.
Zyrtarët kanë njoftuar se nuk ka të lënduar, por përveç makinave edhe dy lokomotiva janë dëmtuar./Express/



