Del në shitje për 190 mijë euro, barka e parë tërësisht elektrike (Foto)

PUBLIKUAR

Inxhinierët suedez e kanë ndërtuar barkën, që besohet të jetë e para që lëvizë duke shfrytëzuar tërësisht energjinë elektrike.

Sandela Seven tashmë ka dalë në shitje dhe të gjithë ata që paguajnë nga 190 mijë euro, do t’ju dërgohet në shtëpi deri në pranverën e vitit që vjen, transmeton Telegrafi.

Pjesa e sipërme e lundrës që ka 7.7 metra është e hapur, ndërsa në të mund të akomodohen deri në pesë persona.

Kompania pretendon se barka mund të lëvizë me 30 knot – që është rreth 55 kilometra në orë – në qetësi të plotë. Madje, ka edhe autonomi prej afro 95 kilometrave.

Pjesa e jashtme e barkës që përbëhet prej fibrave të karbonit, është e ndërtuar në atë formë, që të lëvizë me lehtësi edhe nëpër ujërat e cekëta.

Prej se është krijuar më 2014, Sandela Seven është përpunuar në masë të madhe deri në muajt e fundit, kur edhe ka hyrë në prodhim. Deri më tani, janë porositur 150 njësi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...