Del në ankand një Porsche e rrallë, pritet të shitet deri në një milion euro

PUBLIKUAR

Modifikimi që i është bërë një Porsche 911 të rrallë, do të bëjë që të shitet deri në një milionë euro në ankand

Singer Vehicle Design ka modifikuar gjatë dhjetë viteve të fundit shumë Porsche, derisa së fundmi është marrë me një 911 që është shumë pak e përdorur, transmeton Telegrafi.

Në makinën që del në ankand në Pebbles Beach, janë të gjitha pjesët origjinale dhe nuk është shtuar aspak teknologjia, në mënyrë që të mbetet ashtu si ishte.

Kjo nënkupton se nuk ka radio, kondicionet dhe i ajnë larguar mbrojtëset nga dielli, derisa konsola metalike i është zëvendësuar me një tjetër me fibra karboni. Të gjitha këto, kanë bërë që kjo Porsche, të mos peshojë mbi 1,360 kilogramë.

Vetëm se motori me 4.0 litra që prodhon 390 kuaj fuqi, i mundëson të arrijë shpejtësi të konsiderueshme dhe lëvizje të shkathtë dhe shumë të mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...