Deklaroi se nuk është në lidhje me Borën, Semi reagon ashpër ndaj Donaldit

PUBLIKUAR

Aktori, Donald Veshaj ditën e djeshme deklaroi se është lodhur nga etiketimet e shpeshta si partneri i moderatores, Bora Zemani.

Ndër të tjera, ai u përpoq t’i tregonte banorëve të shtëpisë, se pa biseduar e qartësuar disa gjëra nuk mund të shprehet se është në një lidhje me Borën.

Nga kjo deklaratë është revoltuar këngëtarja, Semi Jaupaj, njëkohësisht mikesha më e ngushtë e moderatores.

Ajo tha se deklarata e Donaldit është e tepërt sidomos pas puthjes romantike që ata të dy i dhanë njëri-tjetrit.

“Kjo përgjigje do të mërzisë atë personin që po të ndjek jashtë. Nuk mund të thuash që nuk jeni asgjë sepse ajo tjetra po të pret. Bëhet fjalë për një person që unë e kam shumë përzemër dhe për këtë arsye duhet të kemi më shumë kujdes”, tha ajo.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

SHIKO MË SHUMË

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...

Gjithçka i ka hije, Olta në fustan i lë të tjerët në hije

Olta Gixhari di si të marrë vëmendje. Aktorja e njohur ka publikuar fotografi me një...