Deklarohet Ronaldo pasi iu bashkua Manchester Unitedit

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo ka thënë se Manchester Unitedi zë vend të veçantë në zemrën e tij dhe se mezi pret të luajë në Old Traffordin e mbushur plot me tifozë, pasi u rikthye në klub këtë verë.

Ronaldo iu ribashkuar Manchester Unitedit nga Juventusit për 23 milionë euro, raporton Gazeta Express.

Superylli portugez nënshkroi marrëveshje dyvjeçare me Manchester Unitedin, me mundësi vazhdimi për edhe një vit tjetër.

Duke folur pas kthimit në Old Trafford, Ronaldo tha për uebsajtin e klubit: “Manchester Unitedi është klub i cili gjithmonë ka zënë vend të veçantë në zemrën time. Jam i mahnitur me të gjitha ato mesazhe që i kam pranuar që prej njoftimit të premten.”

“Mezi pres të luaj në Old Traffordin e mbushur plot dhe t’i shoh tifozët përsëri. Mezi pres t’i bashkohem ekipit pas ndeshjeve të kombëtareve. Shpresoj se do ta kemi një sezon të suksesshëm para ndesh”, shtoi ai.

36-vjeçari ishte pjesë e Unitedit në të kaluarën, pasi i kaloi gjashtë vjet në Old Trafford (2003-2009), duke i shënuar 118 gola në 292 ndeshje./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...