Luke Shaw “keqkuptoi” një bisedë ndërmjet gjyqtarit kryesor Stuart Atwell dhe Harry Meguire në derbin ndaj Chelseat në Stamford Bridge.
Manchester United kishin mundësinë të fitonin një penalti në pjesën e parë, por sistemi VAR vendosi të kudërtën, transmeton lajmi.net.
Pas ndeshjes, Shaw bëri një deklaratë shokuese kur tha se kishe dëgjuar gjyqtarin duke i thënë kapitenit Meguire se ishte penalti.
“Unë pashë lojën me dorë, nuk e di nëse ishte Greenwood ose Odoi, unë vetëm vazhdova, nuk e dija që do të ishte një rishikim”, tha ai.
“Nuk e di pse e ndalën lojën, nuk do të dhurohej penalti. Madje gjyqtari i tha Harryt, e dëgjova që i tha ‘nëse them se është penalti, atëherë do të ketë shumë polemika pas ndeshjes’, kështu që nuk di çfarë ndodhi aty”, tha Shaw.
“Harry tha se i është thënë se ishte penalti, VAR-i i tha se ishte por nuk e di se çfarë ndodhi pastaj”, përfundoi Luke Shaw.
Ndërkohë, Maguire dha një deklaratë përballë zyrtarëve të Manchester United duke sqaruar bisedën e zhvilluar midis tij dhe Attwell, ku tha se Shaw ‘keqkuptoi’ bisedën e tyre./Lajmi.net/


