Deklarimet e Vuçiqit, Preteni: I ka humb kompasi pas goditjes që mori në Banjskë

PUBLIKUAR

Ish-ushtaraku Hasan Preteni, ka shprehur pikëpamjet e tij lidhur me deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me sulmin terrorist në Basnjkë të Zveçanit më 24 shtator. Preteni ka Vuçiqit “i ka humb kompasi” pas kësaj goditje që mori nga Policia e Kosovës në Banjskë

Deklarimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, nuk duhet t’i marrim seriozisht, pasi po i thotë pionieri i Vojislav Sheshelit dhe ish-ministri i Sllobodan Millisheviqit, thotë ish-ushtaraku, Hasan Preteni, në RVT Dukagjini.

Preteni komentoi deklarimet e Vuçiq në lidhje me sulmin terrorist në Basnjkë të Zveçanit, të dielën e 24 shtatorit.

Deklarime hipokrite e fashiste të cilët nuk munguan nga “drama queen”, siç është Vuçiqi.

“Vuçiqi është në krye të një shteti që jeton nga gënjeshtra…. Vuçiqit i ka humb kompasi edhe pas kësaj goditje që mori të dielën dhe për çdo ditë që po i merr i ka humb kompasi dhe nuk është racional dhe nuk duhet me marrë seriozisht. Nuk është me rëndësi se çka po thotë po kush po thotë, po e thotë Vuçiqi i cili opinioni e njohin, e njohin nga Bosnja, e njohim nga vitet 98 – 99 nga veprimet në Kosovë. Ishte pionier i Sheshlit, ministër i Millosheviqit, më pastaj që disa vite kryetar dhe të gjitha veprimet ishin janë të bazuara në gënjeshtra”, ka thënë Preteni.

Reklama

Ndërsa, për ish-ushtarakun ajo çka bëri Policia e Kosovës në Bansjkë ishte një goditje e fuqishme dhe një rezultat i fuqishëm, pasi sipas tij, terroristët e kishin planifikuar këtë sulm, por, që iu dështoi.

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...