Koordinatori i OKB-së për çështjet humanitare thotë se nuk ka asnjë shenjë se sulmet ushtarake amerikane kundër bazës ajrore siriane kanë pasur “pasojë të drejtpërdrejtë” në operacionet e përgjithshme e ndihmës në Siri , raporton Associated Press.
Jens Laerke i Zyrës për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se një dhunë e tillë “nuk është tipar i ri” i luftës së Sirisë duke thënë se OBK po vazhdon përpjekjen të arrij në zonat e rrethuara për të ndihmuar njerëzit, transmeton lajmi.net.
SHBA kanë nisur sulme raketore ndaj bazës ajrore siriane Shayart në provincën Homs pas sulmit kimik në një fshat verior që zyrtarët amerikanë kanë fajsuar Bashar al- Assadin.
OKB tha më parë se nëse konfirmohet se ka pasur më të vërtet sulm kimik, kjo përbën krim lufte.


