Degët e PDK-së dhe të PDAK-së në Lipjan bashkërendojnë aktivitetet

PUBLIKUAR

Të dielën, kryetari i Partisë Demokratike, Dega në Lipjan , z.Shukri Buja ,me bashkëpunëtorë ka realizuar një takim pune me kryesinë Partisë Demokratike të Ashkalive, Dega në Lipjan. Takimi në mes të përfaqësueseve të këtyre dy subjekteve është mbajtur me kërkesën kryetarit të PDAK-së, Dega në Lipjan z. Limon Ramadani ,ku i pranishem ishte edhe Qazim Rrahmani , anëtar i kryesisë së PDAK-së në qendër sidhe zv. ministër ne Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës.

Këto dy subjekte PDK dhe PDAK ,në Lipjan ,edhe në të kaluarën kanë patur bashkërendim të aktiviteteve të përbashkëta në shume sfera jetike në inversë të qytetarëve lipjanas e në veçanti kur është në interes të avancimit dhe progresit të komunitetit Ashkali në Komunën tonë.

Këto marrëdhënie të mira që janë kultivuar në mes të këtyre dy kryesive ,falë sinqeritetit dhe besueshmërisë së plot do të vazhdojnë edhe në të ardhmen aty ku puqen edhe pikat programore në të mirë të prosperimit dhe zhvillimit ekonomik dhe social të qytetarëve lipjanas.

PDK Lipjan
Sektori për marrëdhënie me publikun.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...