Deda mohon se Alternativa do ta votojë Haradinajn për kryeministër

PUBLIKUAR

Nënkryetari i partisë Alternativa, Ilir Deda, i ka quajtur spekulime deklaratat e Milaim Zekës nga Nisma për Kosovën, se dy deputetë nga Alternativa do ta votojnë Ramush Haradinajn e koalicionit PAN për kryeministër.

Haradinaj “39 deputetë i ka, edhe nja 15 janë diku me të cilët ka biseduar, minimum 15 deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë sot Zeka në RTV Dukagjini.

Por, Deda ka mohuar se ai dhe Mimoza Kusari, kryetare e Alternativës, në koalicion me LDK’në dhe AKR’në, do të votojnë për Haradinajn kryeministër.

“Qëndrimet e Alternativës janë të njohura dhe janë publike, spekulimet e ndryshme nuk i komentojmë, sidomos këto nuk kanë të bëjnë fare me realitetin”, ka thënë Deda arbresh.info.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...