Debuton Renault Trafic i ri tërësisht elektrik me rreze të vozitjes deri 240 km

PUBLIKUAR

Renault prezantoi shtesën më të fundit elektrike në flotën e saj tregtare në Ekspozitën e Transportit në Hanover këtë fundjavë.

Furgoni bazohet në të njëjtën platformë si veturat “simotra” të tij me naftë, me motor elektrik që kalon poshtë mbulesës së motorit dhe bateritë e vendosura mirë nën dyshemenë e ngarkesës.

Duke vepruar kështu, Renault u sigurua që kapaciteti i ngarkimit dhe madhësia e hapësirës së ngarkesës të mbeten identike, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

Renault Trafic E-Tech përdor të njëjtin sistem elektrik që gjendet në Renault Kangoo elektrik. Energjia elektrike furnizohet nga një bateri 52 kWh për motorin elektrik 118 kuaj fuqi që fuqizon rrotat e përparme.

Si standard, karikuesi 240V AC deri në 22 kW mund të kujdeset për baterinë gjatë natës, kur kërkohet një rimbushje më e shpejtë, si opsion ofrohet një karikues DC deri në 50 kW.

Renault pretendon një distancë prej 240 km WLTP me një bateri plotësisht të ngarkuar, por është e paqartë nëse llogaritet një hapësirë e plotë e ngarkesës.

240 kilometra janë të mjaftueshme për dërgesat në brendësi të qytetit dhe karikimi i shpejtë DC mund ta ndihmojë këtë furgon të kujdeset për punë më të mëdha dhe më të gjata.

Meqenëse versioni elektrik bazohet në automjetin ICE, gjatësia e brendshme shkon deri në 4.15 metra në modelin më të gjatë, L2.

Vëllimi i ngarkesës është ose 5.8 metra kub në modelin L1 dhe shkon deri në 8.9 metra kub në modelin L2 më të gjatë.

Furgoni mund të transportojë deri në 1.1 tonë metrikë dhe mund të tërheqë një rimorkio deri në 750 kg. /Telegrafi/

LAJME TË TJERA

Për personat me zemër të sëmurë a është më i shëndetshëm gjalpi apo vaji?

Tri lloje yndyrash janë bindshëm më të këqija se këto dy të parat Disa studime...

Kejvina Kthella duket në formë në imazhet me bikini nga pushimet në Zanzibar

Pushimet për modelen e njohur nga Shqipëria, Kejvina Kthella, duket se nuk kanë mbaruar...

Opsionet e Barcelonës për zëvendësimin e Busquetsit

Sergio Busquetes pritet që të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës. Mesfushori spanjoll,...

Aksident trafiku në magjistralen Gjilan-Prishtinë, dalin pamjet

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Gjilan-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Bresalc. Lajmin për...

SHIKO MË SHUMË

Aehra zbulon detaje për SUV-in me dyer fluture

Aehra është një prodhues i ri i automjeteve elektrike me seli në Milano, Itali...

Lamborghini Huracan Sterrato “i kapur” nga kamerat me një kamuflazh lara-lara rreth trupit të tij

Lamborghini është duke punuar në të paktën një version të fundit përfundimtar të Huracan...

Peugeot E-308 do të fillojë të shitet kah mesi i vitit të ardhshëm

Peugeot ka mbajtur premtimin e dhënë, duke prezantuar versionin plotësisht elektrik të modelit 308. Fjala...