Dea Salihu: “Menaxheri i Ri” eksperiencë e pa përshkruar, besoj në fitore

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Vajzë shumë ambicioze, e shoqërueshme dhe me aftësi shumë të mira menaxheriale në botën e biznesit

Ndonëse ende është 17 vjeçare, ka marr guximin që ta sfidoj vetën në një sfidë të cilën me vetëbesim të plotë dhe me mbështetje të familjarëve e miqve të shumët që ka pran vetës, javë pas jave po e kalon me shumë sukses, duke rrugëtuar kështu drejt suksesit të garantuar.

Bëhet fjalë për Dea Salihu nga Prishtina, njërën nga protagonistet e Reallity Show-it, më të madh në vend për të rinj “Menaxheri i Ri”, i cili është duke u realizuar në Klan Kosova, që nga java e dytë e muajit shtator, në të cilin garojnë të rinjtë nga mosha 17-19 vjeçar për ta fituar çmimin në vlerë prej 10 mijë euro.

Dea, përveç aftësive të mira menaxheriale që ka treguar në këtë Reallity Show, komunikimin me publikun e shef si çelësin kryesor në menaxhim. Ndërkaq, menaxhimi nuk është aftësia e saj e vetme.

Dea, një vajzë e talentuar dhe që premton shumë, përveç suksesit në ketë Show televiziv, si dhe sukseseve të shkëlqyera në shkollë, aftësi të mira ka dëshmuar edhe në fushat e tjera si atë të modelizmit dhe aktrimit.

Në një bashkëbisedim për Kosova Info, ajo tregon se është ithtarë e sfidave. Ndërsa, hapi i saj i parë për sfidën në Reality Shoë “Menaxheri i Ri” , ndodhi shumë shpejt dhe pa menduar dy herë, duke e parë si një eksperiencë të mirë dhe mjaftë sfidues për moshën e saj, sidomos sfidues në botën menaxheriale. Ndërkaq, tregon se gjithmonë përmes ekraneve televizive ka shikuar me shumë seriozitet sfidat e tilla, madje edhe me syrin kritik, duke shpresuar që një ditë do të jetë edhe vet protagoniste e një sfide të tillë.

Ndonëse pa përvojë në botën e biznesit dhe atë menaxheriale, edhe përkundër sfidave të ndryshme, rrugën e nisur në këtë sfidë e vazhdon duke besuar në aftësitë e veta, të cilat në fund do të kurorëzohen me fitore të këtij Reality Show-it, televiziv.

“Ne fillim dukeshin të vështira, por kur fillonim të punonim gjithçka shkonte mirë… Secila prej tyre në njërën formë apo tjetrën lidheshin me konceptin e emisionit, puna me profesionistë dhe këshillat na ndihmuan që të arrijmë ti përfundojmë sfidat me sukses”, shprehet Dea Salihu, duke vazhduar tregimin e saj me top sfidën kryesore të deritanishme që kishte, atë te të qenurit në krye të ekipës si lidere e ekipit.

“Kur më është besuar roli i liderës së grupit, u mundova që të kujdesem për çdo detal duke punuar maksimalisht dhe më përkushtim të plotë ndaj punës, duke synuar që të ju përshtatem të gjithë anëtarëve tjerë të grupit. Kjo për arsyeje se kam besuar dhe vazhdoj të besoj se lidershipi tregohet me punë e jo me pozitë”, shprehet Dea.

Duke i shpalosur ambiciet e saj dhe duke besuar në fitoren e kësaj sfide, tregon se nuk e ka ndërmend të ndalet. Kurse, momentet kur ajo ishte fare pranë eliminimit e kanë bërë më të vetëdijëshme në gabimet e lëshuara të cilat është munduar që ti përmirsoj vazhdimisht, por njëkohësisht e kanë bërë edhe më të guximëshme dhe më të fortë për rrugëtimin e saj.

“Përpara se të filloja këtë garë, përvoja ime në boten e biznesit, dhe atë menaxheriale ishin më të vogla se sa ato që kam arritur ti fitoj përgjatë rrugëtimit për këtë sfidë. Një mik i imi thotë se të qenurit buzë greminës njeriun nuk duhet ta demotivoj. Përkundrazi, nëse njeriu ndodhet në një situate të tillë, duhet ti shikoj rrethanat se si erdhi deri aty dhe të gjejë forcë e alternativa për ta kaluar edhe greminën… Në këtë sfidë për pak sa nuk u eliminova. Mirëpo juria më dha prapë edhe një shanse. Shanse që më dha juria për mua, ishte një forcë dhe mundësi për ta analizuar në detaje secilin lëshim që bëra në këtë sfidë. Besoj që do të ja arrij me sukses…” shprehet Dea, duke shtuar se “Menaxheri i Ri” është një sfidë, një eksperiencë të cilën do të ja rekomandonte secilit të ri, jo vetëm se mund të jenë fitues të një shume parash, por do të fitojnë shumë më shumë, aq shumë saqë nuk paguhen me para.

Duke vazhduar bashkëbisedimin tonë, ajo na tregon se vetën e ka sfiduar edhe në botën e modelizmit dhe aktrimit.

“Përveç botës së biznesit, respektivisht kësaj të menaxhimit, vetën e kam sfiduar edhe në dy fusha të tjera, atë të modelizmit dhe të aktrimit, në të cilat besoj se kam treguar suksese. Kjo e fundit është diçka që më flenë në zemër. Është diçka të cilën e bëjë me shumë përkushtim. Kurse, koha që ndaj gjatë ushtrimeve në aktrim më duket që më ikën sa hap e mbyll sytë…”, shprehet Dea, duke shtuar në fund të bashkëbisedimit tonë se: “Bota është e mundësive të ndryshme. Mjafton që njeriu të zhagitet, dhe aty gjithmonë do të jetë dikush që do ti zgjas dorën e ndihmesës. Ambiciozët gjithmonë fitojnë. Prandaj, inkurajoj të gjithë të rinjtë që mos të ndalen, sepse gjithmonë do të jetë dikush që do ua zgjas dorën”. /KI/

SHIKO MË SHUMË

Tuna pas rasteve të fundit në Kosovë: Gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemexhi

Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu-Tuna, ka bërë një reagim në mediat sociale. Përmes një storie...

Xhensila ”flakë”, ekspozon format trupore

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, gjithmonë zgjedh të duket e kuruar deri në detaje. Së fundmi ajo...

Bebe Rexha shfaqet shumë tërheqëse, në fotografitë e mrekullueshme në Instagram

Bebe Rexha ka shfaqur gjoksin e saj në një korse të zezë, ndërsa ka...