De Mistura rinis bisedimet për paqe në Siri

PUBLIKUAR

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan De Mistura, do të rinisë javën e ardhshme bisedimet politike midis qeverisë dhe opozitës, në përpjekje për të arritur marrëveshjen për paqe.

Zyra e De Misturas tha se bisedimet do të zhvillohen më 16 maj në Gjenevë.

De Mistura tha se shpreson se marrëveshja që kanë arritur javën e kaluar Rusia, Irani dhe Turqia, për krijimin e zonave të sigurta në Siri, do t’i vendosë bazat për negociatat e OKB-së.

De Mistura po ashtu shfaqi shpresën se kjo marrëveshje do të zbatohet dhe se do të zvogëlojë dukshëm dhunën.

Irani dhe Rusia mbështesin presidentin sirian, Bashar al-Assad, ndërsa Turqia mbështet rebelët që e luftojnë atë.

Duke shpallur marrëveshjen, tri vendet kanë thënë se do të garantojnë armëpushimin në zonat e sigurta, i cili ka nisur fundjavën e kaluar, raporton Rel.

Vitet e nismave diplomatike kanë dështuar t’i japin fund luftës gjashtëvjeçare në Siri, e cila ka lënë mbi 320,000 njerëz të vrarë dhe ka zhvendosur miliona

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...