Manchester City dhe Liverpooli vazhdojnë të barazojnë 1-1 në stadiumin ‘Etihad’.
Vendasit kishin një mundësi të artë për të kaluar në epërsi përmes një penalltie të fituar me ndihmën e VAR.
Por, nga pika e bardhë, befasisht një ndër mesfushorët më të mirë në botë, Kevin de Bruyne, gaboi.
Ai madje nuk e dërgoi topin fare në portë, raporton Gazeta Express.


