Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Lipjan, Daut Azemi ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për asamble komunale në zgjedhje e 17 tetorit që do të mbahen në këtë vit.
Azemi përmes një postimi në facebook ka shkruar se është nderë për të që të jetë pjesë e ekipës fituese të LDK-së në Lipjan, të prirë nga Kryetari Imri Ahmeti.
Postimi i plotë nga AZEMI:
Është nderë për mua që të jem pjesë e ekipës fituese të LDK-së në Lipjan, të prirë nga Kryetari Imri Ahmeti.
Të dashur qytetar, miq, bashkëpunëtor, bashkëvendas e familjar edhe këtë herë do të jem kandidat për Kuvendin e Komunës së Lipjanit.
Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme që më keni dhënë.
Pres që edhe këtë herë të marrë besimin dhe përkrahjen tuaj.
Faleminderit
Vazhdojmë me punë të mira për Lipjanin.
+4 Imri Ahmeti
Daut Azemi


