Dardanët: Kosova, zgjedhje e zemrës, jo e zorit!

PUBLIKUAR

 

Tifozët “Dardanët” e kanë një porosi për futbollistët që kanë dyshime nëse duan ta zgjedhin apo jo Kosovën.

Sipas tifozëve të ekipit kombëtar të Kosovës, një futbollist duhet të jetë i përcaktuar nëse do t’i përfaqësojë Verdhekaltrit, e jo t’i zgjedhë ata prej zorit, pasi nuk mund të gjejnë vend apo të ftohen nga ekipet kombëtare të vendeve ku janë lindur e rritur.

“Në vazhdën e disa përpjekjeve që disa persona po e bëjnë për ta deformuar realitetin që njihet publikisht, ne si tifozëri ‘Dardanët’ reagojmë kundër orvatjeve të tilla. Askujt nuk ia imponojmë ta zgjedhë Kosovën, por i ftojmë që të mos keqpërdorin me emrin e kombëtares për kalkulime të tyre të ngushta. Me respekt, ‘Dardanët’”, ka shkruar tifo-grupi zyrtar i Kombëtares së Kosovës në rrjetet sociale.

Viteve të fundit, Kosova është duke i pritur disa yje, por ata s’kanë vendosur ende pasi janë në pritje të Kombëtareve tjera, ndërkohë që Kosovën e kanë lënë pezull dhe po ashtu në pritje. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...