Dalin rezultatet e analizave për helmimin e 20 nxënësve në Shalë të Lipjanit

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë rezultuar pozitive analizat për helmimin e 20 nxënësve nga fshati Shalë e Lipjanit, raporton Express

Njëzet nxënës të shkollës fillore dhe asaj të mesme në fshatin Shalë të Komunës së Lipjanit, ishin helmuar më 6 nëntor të këtij viti.

Nxënësit janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në një “fast food”.

Ndërkaq, policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se mostrat e marra për analiza nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, kanë rezultuar pozitive.

Ndërkaq rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Shale Lipjan 06.11.2021-09:30. Raportohet se me date 06.11.2021 disa nxënës të shkollave të mesme dhe fillore dyshohet se  janë helmuar si pasojë e konsumimi të ushqimit në një fast fodd. AVUK ka marrë mostrat dhe i ka dërguar për analiza. Më 29.12.2021 kanë arritur  analizat e mostrat të cilat kanë rezultuar si pozitive . Me vendim të prokurorit rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...